Ndërlidhjet

Policia ukrainase kërkon redaktorin e zhdukur


Ministria e Brendshme e Ukrainës ka konfirmuar se policia e këtij vendi po kërkon një redaktor të zhdukur të një gazete e cila njihet për kritikat e saj ndaj agjencive që merren me sundimin e ligjit.

Agjencia e lajmeve ruse, Interfaks ka cituar Ministrin Ukrainas, Anatoli Mogiliov, duke thënë se policia nuk e përjashton mundësinë që zhdukja e redaktorit, Vasil Klimentiev, ka të bëjë me punën e tij si gazetar.

Klimentiev, redaktor përgjegjës i gazetës, “Noviji Stil” është raportuar si i zhdukur që nga 11 gushti. Grupet që merren me të drejtat e mediave në Ukrainë janë ankuar se prej ardhjes në pushtet të Presidentit aktual, Viktor Janukoviq, cenzura dhe sulmet ndaj mediave janë shtuar.
XS
SM
MD
LG