Ndërlidhjet

Riad: Gjykatësi dëshiron ndëshkim me paralizë të trupit



Një gjykatës në Arabinë Saudite i ka pyetur disa siptale në këtë vend se a janë në gjendje t'ia dëmtojnë shtyllën kurrizore njeriut, i cili është dënuar për sulm me sopatë, pas të cilit viktima ka mbetur i paralizuar.

Mediat saudite njoftuan se gjykatësi nga provinca veriperëndimore Tabuk ka kërkuar mendimin e mjekëve, sepse konsideron se njeriu që e ka paralizuar tjetrin, duhet të dënohet me të njëjtën mënyrë.

SIpas shkrimit në gazetën "Okaz", spitali kryesor në Riad është përgjigjur se nuk mund ta kryejë një operacion të tillë.

Arabia Saudite e zbaton ligjin e Sheriatit, dhe kohë pas kohe i zbaton dënimet që bazohen në ligjin e lashtë "dhëmb për dhëmb".
XS
SM
MD
LG