Ndërlidhjet

Medvedev zotohet t'i 'eliminojë' sulmuesit në Pjatigorsk



Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka thënë sot se duhet “eliminuar” ata persona që janë përgjegjës për sulmin me bombë në rajonin e Kaukazit.

Ai e bëri këtë premtim gjatë vizitës në qytetin Pjatigorsk, ku një bombë e vendosur në makinë shpërtheu derisa makina kalonte para një lokali, duke lënduar 30 persona.

Medvedev i porositi zyrtarët e këtij rajoni që nëse përsonat përgjegjës për sulmin rezistojnë, “ata duhet eliminuar”.

Gjatë javës, një sulm tjetër, gjithashtu me bombë, la të vrarë një polic në rajonin e Osetisë Veriore.

Ndërkaq në rajonin tjetër të Kaukazit, Kabardino – Balkaria, sulmues të paidentifikuar kanë vrarë një polic lokal.
XS
SM
MD
LG