Ndërlidhjet

Profesori i dalldisur shetit me shufra bërthamore në çantë



Ish drejtori i centralit bërthamor Temelin në Republikën e Çekisë, Frantishek Hezouçki, ka mbajtur disa ditë në çantë pjesë të shufrave me karburant bërthamor.

Sasia e karburantit bërthamor ka qenë tepër e vogël për t’u regjistruar në hyrje të centralit, por është regjistruar nga detektori në dalje të qendrës.

Megjithëse Hezouçki ka qenë në dijeni për rregullat e rrepta, ai i ka shkelur ato kur ishte prishur maketa e shufrës, të cilën ua demonstronte studentëve të tij.

Për ta zgjidhur situatën, ai kishte kërkuar në institutin bërthamor që t’ia ndërtojnë dy modele, pjesë të shufrave bërthamore për t’ua treguar studentëve.

Profesori i dalldisur me çantën e tij kishte shetitur nga Praga në universitetin në Plzen.

“E mora karburantin bërthamor për shkaqe fisnike. E huazova që të mund t’ua tregoj studentëve”, i ka deklaruar profesori të përditshmes "Mlada Fronta".
XS
SM
MD
LG