Ndërlidhjet

SHBA: Bisedimet për Lindjen e Mesme mund të nisin së shpejjti



Administrata Obama tha se është afër sigurimit të marrëveshjes ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve për t’i vazhduar bisedimet paqësore.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli, u tha gazetarëve se marrëveshja e tillë është “afër, shumë afër”, por detajet ende po përpunohen.

Ndërkohë, në Lindjen e Mesme, zyrtarët izraelitë dhe palestinezë refuzuan të komentojnë, duke thënë se do të reagojnë pas njoftimit zyrtar për bisedimet.
XS
SM
MD
LG