Ndërlidhjet

logo-print

Tajlanda do ekstradojë tregtarin e armëve në SHBA



Gjykata e apelit në Tajlandë vendosi ta ekstradojë në Shtetet e Bashkuara një trafikant të armëve nga Rusia, i njohur me nofkën “Tregtari i Vdekjes”.

Viktor Bout, 43 vjeç, ish oficer i forcave ajrore të Rusisë, konsiderohet si njëri nga tregtarët më të rrezikshëm të armëve.

Supozohet se furnizimet e tij me armë i kanë dhënë flakën luftërave civile në Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, ndërsa në mesin e klientëve kanë qenë edhe Çarls Tejlor i Liberisë, Moamer Gadafi i Libisë dhe të dyja palët në luftën civile në Angolë.
XS
SM
MD
LG