Ndërlidhjet

Seuli: Korea Veriore duhet të kërkojë falje



Korea e Jugut tha se dëshiron që Pheniani t’i kërkojë ndjesë për fundosjen e luftanijes koreanojugore përpara se të shqyrtojë vazhdimine bisedimeve për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut.

Komentet pasuan vizitën e emisarit kinez në Phenian, që kishte për qëllim diskutimin e procesit të çarmatimit, i cili ka ngecur prej prillit kur Korea e Veriut u tërhoq nga bisedimet.

Tensionet mes dy Koreve janë të larta që nga marsi pas fundosjes së luftanijes “Cheonan” ku e humbën jetën 46 marinarë. Pheniani mohon çdo lidhje me incidentin.
XS
SM
MD
LG