Ndërlidhjet

KB afër sigurimit të fondeve për Pakistanin



Kombet e Bashkuara duket se e kanë arritur synimin që t’i sigurojnë 460 milionë dollarë ndihma emergjente për viktimat nga përmbytjet në Pakistan, pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera premtuan më shumë fonde.

Zotimet e reja u bënë në sesionin emergjent të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pasi sekretari i përgjithshëm Ban Ki-mun u tha delegatëve se vërshimet ishin si “një cunami i ngadaltë”.

Pas takimit, ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mahmud Kureshi tha se atë e kanë siguruar se objektivi prej 460 milion dollarë do të “arrihet lehtë”.
Vërshimet e shkaktuara nga monsunet kanë prekur rreth 20 milionë njerëz.
XS
SM
MD
LG