Ndërlidhjet

Tribunali në Hagë përgënjeshtron hetimin kundër Del Pontes



Tribunali në Hagë i ka përgënjeshtruar njoftimet e disa mediave se kanë filluar hetime kundër ish kryeprokurores Karla Del Ponte dhe prokurorëve të tjerë, për shkak të presioneve ndaj disa dëshmitarëve.

Në njoftimin nga Tribunali theksohet se këshilli gjyqësor u ka caktuar të emërohet një bashkëpunëtor i gjykatës, i cili do t'i hetonte frikësimet e mundshme dhe presionet nga ana e hetuesve të prokurorisë, dhe t'i hetojë teknikat me të cilat ata janë shërbyer për t'i siguruar dëshmitë fillestare me shkrim nga dëshmitarët.
XS
SM
MD
LG