Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti Sejdiu dekoroi kolonelin amerikan Lansing E. Dickinson


Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dekoroi sot kolonelin e pensionuar amerikan, Lansing E. Dickinson, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë, për kontributin e tij të veçantë dhënë në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), njofton kabineti i presidentit.

“Kolonel Lansing E. Dickinson ka dhënë kontribut të veçantë në procesin e përmbylljes së suksesshme të misionit të TMK-së, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai, me një përkushtim të madh profesional dhe njerëzor, punoi në ngritjen e të gjitha kapaciteteve të FSK-së sipas standardeve më të larta të NATO-s", tha në arsyetimin e tij presidenti Sejdiu, duke shtuar se propozimi për dekorimin e kolonelit Dickinson ka ardhur nga bashkëpunëtorët e tij në FSK dhe nga Ministria e FSK-së.

XS
SM
MD
LG