Ndërlidhjet

Tribunali përgënjeshtron hetimet kundër Del Pontes


Carla Del Ponte

Carla Del Ponte

Tribunali në Hagë i ka përgënjeshtruar njoftimet e disa mediave se kanë filluar hetime kundër ish-kryeprokurores Karla del Ponte dhe prokurorëve të tjerë, për shkak të presioneve ndaj disa dëshmitarëve.

Në njoftimin nga Tribunali theksohet se këshilli gjyqësor ka caktuar të emërohet një bashkëpunëtor ligjor të gjykatës, i cili do t'i hetonte frikësimet e mundshme dhe presionet nga ana e hetuesve të prokurorisë, dhe t'i hetojë teknikat, me të cilat ata janë shërbyer për t'i siguruar dëshmitë fillestare me shkrim nga dëshmitarët.

Njoftimet për nisjen e hetimeve janë bërë publike në një shkrim të së përditshmes "The Guardian".
XS
SM
MD
LG