Ndërlidhjet

Kosovë: Sejdiu i dekretoi prokurorët dhe gjyqtarët


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, sot e ka dekretuar emërimin e Sali Toplicës në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe Rafet Haxhajn, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Janë dekretuar edhe prokurorët Arben Matjani në Prizren dhe Arben Kadriu në Gjilan.

Propozimet ishin bërë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Njëherësh këta gjyqtarë dhe prokurorë sot e kanë dhënë betimin para presidentit Sejdiu.
XS
SM
MD
LG