Ndërlidhjet

Lavrov: Vendimi kundër kontrabanduesit rus – i padrejtë


Rusia ka protestuar kundër vendimit të një gjykate në Tajlandë për ekstradimin e kontrabanduesit rus të armatimit, Viktor Bout, në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur në Jerevan të Armenisë, ku gjendet për vizitë së bashku me presidentin rus, Dmitri Medvedev, ministri i jashtëm, Sergei Lavrov, akuzoi se vendimi gjyqësor ishte marrë nën “presion të jashtëm politik”.

“Ne na vjen keq për atë që, sipas mendimit tim, është vendim i padrejtë dhe politik, që e ka marrë gjykata në Tajlandë. Sipas informacioneve që i kemi, vendimi është marrë nën presion të fuqishëm politik të jashtëm. Kjo është pikëlluese”, tha Sergei Lavrov, dhe shtoi se qeveria ruse do të kërkoj lirimin e Viktor Boutit dhe kthimin e tij në Rusi.
XS
SM
MD
LG