Ndërlidhjet

Britani: Libia të mos e festojë përvejtorin e lirimit të Megrahit


Britania i ka tërhequr vërejtjen Libisë se çfarëdo festimesh për shënimin e njëvjetorit të lirimit të sulmuesit me bombë në rastin Lockerbie, mund t’i dëmtojë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Abdelbasset al-Megrahi, ishte i vetmi person i dënuar për sulmin me bombë në flutuirmin Pan Am mbi qytetin Lockerbie në Skoci, në vitin 1988, me ç’rast ishin vrarë 270 njerëz.

Qeveria e Skocisë e liroi Megrahin, i cili vuan nga kanceri, më 20 gusht të vitit 2009, pasi mjekët kishin thënë se ai, me gjasë, i ka vetëm edhe tre muaj jetë.

Ai ishte liruar pas tetë vitesh të kaluara në burg, derisa e vuante dënimin e përjetshëm.

Në Tripoli ai ishte pritur si hero.

Megrahi është ende gjallë, ndërsa kundërthënia lidhur me lirimin e tij ishte aktualizuar kohëve të fundit, për shkak të akuzave se ndoshta kompania gjigante BP, ka ndihmuar në lirimin e të burgosurit, me qëllim që të sigurojë marrëveshje fitimprurëse me Libinë.
XS
SM
MD
LG