Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: Izraeli dhe palestinezët, më 2 shtator, bisedojnë direkt


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka shpallur sot se Izraeli dhe palestinezët janë ftuar për t’i rifilluar bisedat direkte paqësore në Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë të shkurtër, zonja Klinton, tha se takimi do të mbahet më 2 shtator në Uashington dhe se mikpritës i bisedimeve, që kanë për synim “zgjidhjen me dy shtete”, për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, do të jetë presidenti Barak Obama.

“Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara i kam ftuar kryeministrin izraelit Netanjahu dhe presidentitn e Autoritetit palestinez, Abbas, për takim më 2 shtator në Uashington, për rifillim të negociatave direkte, për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të statusit final, të cilat ne besojmë, mund të kompletohen brenda një viti”, tha Hillari Klinton.

Ajo tha se janë ftuar edhe Mbreti i Jordanisë, Abdullah, presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak dhe i dërguari i bashkësisë ndërkombëtare për Lindje të Mesme, Toni Bler.
XS
SM
MD
LG