Ndërlidhjet

Rumani: Vazhdoi dëbimi i romëve nga Franca


Afro 100 romë kanë arritur sot me aeroplan në Rumani, në ditën e dytë të dëbimit të tyre nga Franca.

Ata kanë arritur nga aeroporti Çarls De Gol, në qytetin perëndimor rumun, Timishoara.

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, pat shpallur goditje ndaj romëve në fund të muajit korrik, si pjesë e luftës më të gjërë kundër shkeljes së ligjit.

Veprimi kundër romëve është kritikuar si diskriminim.

Autoritetet franceze kanë thënë se shumica janë kthyer në baza vullnetare dhe se secilit person të rritur i janë dhënë nga 300 euro, ndërsa për çdo fëmijë nga 100.

Dje, poashtu afro 100 romë janë dërguar në Rumani me dy fluturime.

Fluturime të këtilla priten edhe më vonë këtë muaj dhe në shtator.
XS
SM
MD
LG