Ndërlidhjet

Xhon Keri: Karzai ka bërë premtime anti–korrupsion


Senatori amerikan, Xhon Keri, tha se presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka premtuar se do ta respektoj pavarësinë e trupave anti-korrupsion.

Zoti Keri, që e vizitoi Afganistanin në fillim të kësaj jave, para se të shkoj në Pakistanin e goditur nga vërshimet, tha se ishte kthyer dje në Kabul, pasi Karzai i kishte thënë atij se dëshironte të bisedonte edhe më tepër për çështje të korrupsionit.

Sipas senatorit amerikan, Karzai ka premtuar në mënyrë shumë të qartë se do t’i fuqizoj dy trupa anti-korrupsion në Afganistan.

Një studim ka treguar se korrupsioni është i barabartë me çerekun e GJDP-së së Afganistanit.
XS
SM
MD
LG