Ndërlidhjet

Suedi: Themeluesi i faqes WikiLeaks i akuzuar për dhunim


Një prokuror suedez ka paraqitur fletarrrest për themeluesin e faqes WikiLeaks në Internet, Julian Assange, për akuza për dhunim dhe keqtrajtim.

WikiLeaks është faqja e cila në Internet i ka publikuar mijëra dokumente të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për aktivitetet në Afganistan dhe Irak.

Raportohet se Assange ka thënë sot se akuzat kundër tij janë “të pabaza” dhe se paraqitja e tyre në këtë moment është “thellë shqetësuese”.

Një zëdhënëse e Zyrës së prokurorisë së Suedisë tha se ky veprim do të thotë se policia ka urdhëruar arrestimin e Assanges, si pjesë e një hetimi, por nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të paraqiten akuza penale.

Julian Assange, me shtetësi australiane, tha se ka për qëllim që t’i publikoj edhe 15 mijë dokumente të tjera për luftën në Afganistan.

Javën e kaluar ai ishte në Suedi, ku faqja WikiLeaks i mbanë disa nga serverët e saj.
XS
SM
MD
LG