Aktorja e njohur e Holivudit, Anxhelina Xholi, që njëherësh është edhe ambasadore e vullnetit të mirë e UNHCR-së, është takuar sot në Sarajevë me kryesuesin e Kryesisë së Bosnjë Hercegovinës, Haris Silajxhiq, dhe me anëtarëin e kësaj kryesie, Zhelko Komshiq.
Në takime është biseduar për kthimin e refugjatëve, ndërsa zonja Xholi ka treguar interesim për përparimin e kthimit të qëndrueshëm.
Anxhelina Xholi mbrëmë papritur arriti në Sarajevë, së bashku me dy fëmijët e saj dhe me 10 roje personale.
Detajet e vizitës së saj në Bosnjë Hercegovinë po mbahen në fshehtësi.