Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi i dyshuar raketor amerikan, katër të vrarë


Raportohet se së paku katër militantë janë vrarë nga sulmi i dyshuar i aeroplanit amerikan pa ekuipazh, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

AFP-ja, duke u bazuar në zyrtarë të paemëruar pakistanezë, raportoi se raketat e kishin pasur në shënjestër një ndërtesë, që përdorej nga militantët në fshatin Kutabkhel, në rajonin e Vaziristanit Verior.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Sulmet e këtilla kundër militantëve të dyshuar ndodhin shpeshherë në këto rajone pakistaneze, që janë afër kufirit me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG