Ndërlidhjet

Kaliningrad: Demonstrata të opozitës për zgjedhjen e guvernatorit


Aktivistët opozitarë në Kaliningrad të Rusisë, e kanë mbajtur një protestë, në të cilën kanë kërkuar kthimin e zgjedhjes direkte të guvernatorit.

Protestuesit, poashtu, kanë kërkuar që guvernatori rajonal, Georgi Bos, t’i ulë tarifat e përcaktuara nga kompanitë e shërbimeve shtëpiake.

Në protestë morën pjesë së bashku përfaqësuesit e degëve lokale të partive kryesore opozitare të Rusisë dhe organizata të tjera.

Radio Evropa e Lirë raporton se në protestë morën pjesë afro 1 mijë vetë dhe se ajo përfundoi pa incidente.
XS
SM
MD
LG