Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Ven bën thirrje për reforma politike



Kryeministri kinez, Ven Xhiabao, deklaroi se Kina duhet të ndërmarrë reforma politike për të ruajtuar gjendjen e mirë ekonomike. Pa ndryshime politike Kina mund të humbasë arritjet aktuale në ekonomi, tha kryeministri kinez.

Ven tha se dëshiron të “krijojë kushte” që njerëzit të kenë mundësi të kritikojnë qeverinë, si një mënyrë për të adresuar “problemin e përqëndrimit të tepërt të pushtetit dhe një mbikqyrje jo efikase”.

Ven nuk dha detaje për reformën politike, por theksoi se duhen garantuar të drejtat demokratike të njerëzve.
XS
SM
MD
LG