Ndërlidhjet

logo-print

FMN-ja do ndihmojë Pakistanin



Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se rimëkëmbja e Pakistanit, pas përmbytjeve shkatërrimtare, paraqet “një sfidë të jashtëzakonshme ekonomike”. FMN-ja do të rishikojë buxhetin dhe të ardhmen financiare të Pakistanit, në mënyrë që të marrë vendimet e duhura për ta ndihmuar këtë vend të ecë përpara.

Gjatë javës së ardhshme autoritetet e Pakistanit dhe FMN-ja do të zhvillojnë bisedime në Uashington lidhur me ndihmat për zonat e prekura nga përmbytjet.

Aktualisht Pakistani ka marrë miliarda dollarë borxhe nga FMN-ja, por tashmë ka nevojë për kredi të reja.

Kostua e rindërtimit të Pakistanit, pas përmbytjeve mendohet se arrin në 15 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG