Ndërlidhjet

Kajro: “Vazo me Lule” e Van Gogut ende nuk është gjetur



Piktura e Van Gogut e titulluar “Vazo me Lule” vazhdon të llogaritet si e humbur pas vjedhjes së të shtunës në muzeun e Kajros.

Fillimisht u raportua se piktuara iu gjet disa personave në aeroportin e Kajros, por më vonë Ministri i Kulturës tha se përpjekjet për gjetjen e veprës së Van Gogut vazhdojnë. Raportet e para thanë se një çift të rinjsh italianë u kapën në aeroportin e Kajros, derisa përpiqeshin të nxirrnin jashtë Egjipit në mënyrë të paligjshme një vepër arti.

Piktura ka një vlerë prej 50 milionë dollarësh. Kjo është hera e dytë e vjedhjes së një pikture të Van Goigut nga i njëjti muzeum. Herën e parë ka ndodhur në vitin 1978, pikturë që u gjet dy vite më pas në Kuvajt.
XS
SM
MD
LG