Ndërlidhjet

Zholi me një film dashurie në Sarajevë



Aktorja e Hollivudit, Anxhelinë Zholi, ka bërë të ditur se planifikon një film romantik, që do të xhirohet në Ballkan.

Deklarata u bë gjatë vizitës së palajmëruar të Zholisë në Sarajevë, në cilësinë e “Ambasadores së Vullnetit të Mirë” për UNHCR-në, Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.

Filmi do të jetë “një histori dashurie që zhvillohet në Bosnjë, në vitet e luftës 1992-’95. Filmi do të fokusohet tek një çift që u njoh në prag të luftës dhe pasojat e konfliktit në marrëdhënien e tyre”.

Filmi do të përfshijë aktorë nga grupe të ndryshme etnike në ish Jugosllavi. Deklarata e Zholisë theksonte se ”filimi do të jetë një histori dashurie, jo deklaratë politike”.
XS
SM
MD
LG