Ndërlidhjet

OKB: Shpejtohet diskutimi për Kosovën në AP?


Asambleja e Përgjithshme
Asambleja e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të diskutojë më 9 shtator propozim-rezolutën serbe për Kosovën. Kërkesa, sipas Beogradit, është pranuar nga drejtuesi libian i sesionit.


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do ta diskutojë propozim-rezolutën e Serbisë lidhur me Kosovën në datën 9 shtator, më herët se ç’ishte paralajmëruar, njoftojnë mediat serbe.

Këto të fundit pohojnë se Abdulasalam Treki, ministri libian që është zgjedhur në krye të sesionit të 64-ët të Asamblesë së Përgjithshme, ka pranuar kërkesën e Serbisë që debati për propozim-rezolutën rreth Kosovës të mbahet në 9 shtator.

Votimi mund të ndodhë në të njëjtën ditë, po kjo do të varet nga ecuria e debatit dhe nga kryesuesi i rradhës i AP-së.

Duke iu referuar burimeve zyrtare në Beograd, mediat theksojnë se dokumenti është kërkuar të diskutohet në të njëjtën ditë me propozim rezolutën për Nagorni Karabakun.

Ky i fundit njihet si një ndër konfliktet e ngrira në hapësirën e ish Bashkimit Sovjetik.

Sesioni i radhës i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për herë të parë do të ndiqet nga një përfaqësues i Bashkimit Evropian, pasi BE-ja ka marrë statusin e organizatës vëzhguese.(i.b.)
XS
SM
MD
LG