Ndërlidhjet

logo-print

WP: Gratë marrin në dorë fuqinë bërthamore


Uashington

Uashington


“Washington Post”


“Kur Rozë Gotemoler filloi ndërmjetësimin për arritjen e një pakti të ri me Moskën lidhur me çështjet bërthamore, pyetjet që iu drejtuan diplomatëve amerikanë ishin ato të zakonshmet, e që lidheshin me mbrojtjen raketore, mbushjet bërthamore dhe kontrollin e tyre.

Por, në mes të bisedimeve, një nga gjeneralët rus pyeti se, “si ka mundësi që keni kaq shumë gra në delegacion?” .

Për habinë e rusëve, një armatë e diplomateve amerikane ishin në tryezën e bisedimeve. Gotemoler drejtoi delegacionin amerikan që arriti në mars paktin e ri me rusët.

Zëvendësja e saj ishte një tjetër diplomate amerikane, Marsi Ris. Dy shkencëtaret kryesore amerikane ishin gjithashtu femra. Në fund të bisedimeve erdhi për të përmbyllur marrëveshjen Elen Tausher, nënsekretare shteti.

Delegacioni amerikan pasqyronte ndryshimin që ka ndodhur gjatë dekadave të fundit në postet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, e që historikisht janë cilësuar si pjesë e botës mashkullore.

Njëzetepesë vjet pas deklaratës së ndihmësit të Ronald Reganit se “gratë nuk i kuptojnë peshat e rënda”, duket se shumëçka ka ndryshuar. Amerikanet qartësisht i kuptojnë politikat bërthamore. Madje, ato i drejtojnë këto politika.

Gratë kanë marrë poste kyçe në çështjet bërthamore si në Pentagon edhe në Shtëpinë e Bardhë. Madje, dhe projekti “Indispensable Man”, tashmë drejtohet nga një grua. Ajo është Karin Luk që ndihmoi zhbërjen e programeve bërthamore të Libisë.

Zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm pohojnë se ndryshimet në politikat gjinore nuk janë rezultat i administratës Obama. Gradualisht gratë që filluan karrierën në çështjet e sigurisë në shërbimin ushtarak e diplomatik, por dhe në institutet e ndryshme në vitet ’70 e ’80,ë tani janë në poste drejtuese.

“Nuk e kemi arritur suksesin brenda natës”
, thotë Susan Burk, 34-vjeçare, drejtuese e mbikëqyrjes së Paktit për mosshumimin e armëve bërthamore.

Ekspertët bërthamorë hedhin poshtë idenë se dhënia e një hapësire më të madhe grave ka çuar në ndryshimin e politikave, ndonëse klisheja se gratë janë më paqedashëse se burrat ende sundon.

Ajo që mund të thuhet është se gratë në këto struktura kanë zhvilluar një stil pune më bashkëpunues.

“Gratë janë ndoshta më të dhëna që të punojnë në ekip, çfarë është jetike nëse synoni negociata të frytshme”
, thotë Laura Kenedi, ambasadore e SHBA-ve në Konferencën për Çarmatimin në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

Kenedi vetë e ka nisur karrierën diplomatike në vitin 1972, tri vjet pas heqjes së kufizimit për karrierë diplomatike për gratë e martuara.

“Ka pasur shumë pak gra në Departamentin e Shtetit në atë kohë. Gjatë viteve kanë ndodhur ndryshime të jashtëzakonshme”,
thotë Kenedi.

Pavarësisht arritjeve, gratë amerikane janë ende larg arritjes së barazisë me burrat kur vjen puna te postet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. Përveç kësaj, gratë profesioniste përballen me një sfidë unike, siç është baraspeshimi i punës dhe familjes.

Nga ana tjetër, Gotemoller thotë se gjatë bisedimeve të fundit në delegacionin rus kishte disa gra.

“Gjërat po ndryshojnë edhe në qeveritë e tjera”,
thotë Gotemoller. (i.b)
XS
SM
MD
LG