Ndërlidhjet

Suedia mbron hapat në rastin Assange



Prokuroria suedeze ka mbrojtur vendimet e marra lidhur me rastin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange. Në orët e vona të së premtes prokuroria suedeze nxorri një urdhër arresti për Assange nën akuzat për dhunim.

Të shtunën urdhërarresti u tërhoq, pasi prokurorja që trajtoi çështjen vetëm disa orë më vonë kishte më shumë informacione, thanë burimet suedeze. Këto të fundit nuk saktësuan se për çfarë informacionesh shtesë bëhej fjalë, por nënvizuan faktin se asnjë nga prokurorët nuk kishte bërë gabime lidhur me rastin Assange.

Nga ana tjetër themeluesi i WikiLeaks tha se urdhërarresti, pavarësisht se ishte tërhequr e kishte dëmtuar grupin që ai drejton.

WikiLeaks ka zemëruar gjatë javëve të fundit administratën Obama lidhur me botimin e mijëra dokumenteve sekrete lidhur me luftën në Afganistan.
XS
SM
MD
LG