Ndërlidhjet

Ekspertë të çështjeve të sigurisë në Kosovë vlerësojnë se funksionimin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës po e dëmtojnë partitë politike.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës ndonëse është themeluar qe në një kohë të gjatë, sipas ekspertëve të sigurisë, ajo ende është duke vendnumëruar.

Vonesën e funksionalizimit të këtij institucioni, ekspertët e shohin si shumë të dëmshme për vendin.

Ramadan Qehaja, drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se është e pakuptimtë vonesa e funksionalizimit të AKI-së.

Ramadan Qehaja

“Kjo vonesë pati refleksione deri në ditët e sotme, kur agjencia ende nuk është funksionale edhe nuk po e kryen punën e vet. Pavarësisht asaj që është thënë se deri në fund të këtij viti do të funksionalizohet pjesërisht dhe do të fillojë puna, unë mendoj se kjo vështirë se do të ndodhë, por edhe nëse ndodh, rezultatet do të jenë minimale”
, vlerëson Qehaja.

Për funksionalizimin e këtij organi të sigurisë, eksperti Qehaja thotë se duhet të ketë një angazhim institucional.

Ai shpreh mendimin se udhëheqjes së AKI-së i duhet një përkrahje për rekrutimin e njerëzve të rinj. Në të kundërtën, sipas zotit Qehaja, Kosova do të jetë shumë prapa pa funksionimin e AKI-së dhe funksionimin e shërbimeve tjera në Kosovës.

“Pa një shërbim të mirëfilltë të Inteligjencës, qoftë ai numerikisht i vogël, ne nuk mund të presim që dikush ta rregullojë këtë punë, por ne vetë duhet të ndërmarrim masa në mënyrë që të jetë funksionale kjo agjenci”.

“Ne nuk kemi një agjenci, e cila do t'i zbulonte të gjitha aktivitete që kanë të bëjnë me destabilizimin e Republikës së Kosovës, qoftë përbrenda apo edhe nga jashtë”,
thekson Qehaja.

Eksperti Qehaja vëren dy probleme, të cilat po ndikojnë drejtpërdrejt në funksionalizimin e Agjencisë së Inteligjencës:

“Ka shumë njerëz, të cilët janë paraqitur, por nuk ka njerëz të duhur. E dyta është që ka refleksione të ndryshme nga jashtë, pse mos ta themi edhe shërbime partiake që kanë ekzistuar edhe më herët, ka njerëz të tillë që dëshirojnë të hyjnë në këtë shërbim”
.

Nga ana tjetër, përfaqësues të partive politike opozitare hedhin kritika në drejtim të institucioneve qendrore për vonesën funksionimit të AKI-së.

Ibrahim Selmanaj, anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thekson se mosmarrëveshjet politike brenda koalicionit qeverisës që nuk do të duhej të ishin, bëjnë që AKI-ja të mos jetë funksionale.

Ka pasur probleme politike për themelimin e funksionalizimit të Agjencisë Kosovar të Inteligjencës dhe këtu është i qartë një mosbashkëpunim në mes të dy forcave politike që e udhëheqin Qeverinë dhe pre e këtyre zhvillimeve prapë është mosfunksionalizimi i AKI-së”.
Pra, janë interesa të ngushta të partive në pushtet dhe nuk kanë një strategji apo nuk kanë besim që t’i japin hapësirë zhvillimit dhe funksionimit të AKI-së.


“Pra, janë interesa të ngushta të partive në pushtet dhe nuk kanë një strategji apo nuk kanë besim që t’i japin hapësirë zhvillimit dhe funksionimit të AKI-së”,
shprehet Selmanaj.

Selmanaj potencon se nga mospuna e AKI-së, do të ketë edhe situatë të paqëndrueshme të sigurisë.

“Pasojat do të jenë në vazhdimësi. Për AKI-në, ka nevojë qytetari i Kosovës dhe mekanizmat e tjerë mbrojtës. Kjo gjendje do ta sjellë një situatë jo të qëndrueshme në Kosovë”,
thotë Selmanaj.

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës kohë më parë kishte deklaruar se ky institucion është duke funksionuar, edhe pse, sipas tij, ende nuk është kompletuar i gjithë stafi.

Ndryshe, pos drejtorit të AKI-së, në shtatorin e vitit të kaluar janë emëruar zëvendësdrejtori Latif Merovci dhe inspektori i përgjithshëm Agron Selimaj.

AKI-ja, tashmë ka hapur konkursin për agjent dhe, siç thuhet, ka pasur interesim të madh për të qenë pjesë e kësaj agjencie.
  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG