Ndërlidhjet

Sllovakia kundër ndihmës për Greqinë



Qeveria sllovake qëndron pas vendimit që të mos miratojë ndihmën prej 110 miliardë eurosh të vendeve të eurozonës për Greqinë. Ministri i jashtëm, Mikullash Gjurinda, tha se marrëveshja e arritur në maj për të ndihmuar Greqinë që gjendej pranë falimentimit ishte keqkuptuar dhe marrëveshja ishte si “solidaritet i të përgjegjshmëve për të papërgjegjshmin”.

Më 11 gusht parlamenti i Sllovakisë votoi kundër miratimit të marrëveshjes dhe kundër kontributit në të, ndonëse më herët qeveria kishte premtuar të kundërtën.

Gjurinda, tha për agjencinë gjermane të lajmeve, se Sllovakia ka plotësisht të drejtë të kundërshtojë marrëveshjen.

Megjithë kundërshtimin sllovak paketa e ndihmës për Greqinë do të vazhdojë. Athina përgatitet të marrë pjesën e dytë të kësaj ndihme, në vlerë prej 9 miliardë dollarësh.
XS
SM
MD
LG