Ndërlidhjet

logo-print

Bogdanoviç: S’ka bisedime sekrete me Prishtinën



“Nuk po zhvillojmë bisedime sekrete me Prishtinën. Nëse do të kishte bisedime të tilla nuk do të ishte nevoja të kërkonim negociata apo të paraqesnim rezolutën në Kombet e Bashkuara”, tha Goran Bogdanoviç, ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Duke folur për mediat serbe, Bogdanoviç përsëriti kërkesën për bisedime me Prishtinën, ku do të diskutohej dhe statusi i Kosovës.

“Kjo është një mundësi që të zgjidhim çështjet e shqiptarëve dhe serbëve në Ballkanin Perëndimor”, tha Bogdanoviç.
XS
SM
MD
LG