Ndërlidhjet

logo-print

Filipine: Ish polici e rrëmbeu autobusin me turistë


Autoritetet në Filipine kanë njoftuar se një polic i shkarkuar, e ka rrëmbyer autobusin me më se 20 udhëtarë në kryeqyrtetin Manila.

Shumica e udhëtarëve në autobus janë përshkruar si turistë nga Hong Kongu.

Rrëmbyesi kishte liruar 6 fëmijë dhe gra.

Policia tha se forcat e sigurisë po vazhdojnë rrethimin e autobusit, që është i parkuar afër një parku, ndërsa po vazhdojnë negociatat me ish policin, për të cilin zyrtarët thonë se besojnë se është i armatosur.

Për këtë person është thënë se ishte shkarkuar nga policia për akuza për krime.
XS
SM
MD
LG