Ndërlidhjet

Australi: Liderët e partive kërkojnë mbështetje nga të pavarurit


Në Australi po vazhdojnë negociatat, pasi liderët e dy partive më të mëdha në këtë vend, po kërkojnë mbështetje të deputetëve të pavarur, në mëynrë që ta formojnë qeverinë e pakicës, që do të ishte e para qeveri e këtillë në disa dekadat e fundit.

Rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare të së shtunës, ende nuk janë të qarta, por si Partia Laburiste, ashtu edhe ajo Liberale në opozitë, kanë pranuar se asnjëra prej tyre nuk mund t’i fitoj 76 vende në Parlamentin prej 150 deputetësh, për formimin e qeverisë.

Kryeministrja aktuale, Xhulia Gillard, nga Partia Laburiste, dhe lideri i liberalëve, Toni Abot, thonë se po synojnë mbështetjen e tre deputetëve të pavarur, për formimin e qeverisë.
XS
SM
MD
LG