Ndërlidhjet

Nju Jork: Mbështetje dhe protesta për qendrën myslimane


Disa qindra mbështetës dhe kundërshtarë të propozimit për ndërtimin e Qendrës myslimane kulturore, afër vendit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, kanë mbajtur tubime në qendër të Nju Jorkut.

Kundërshtarët e këtij propozimi kanë kënduar këngë patriotike dhe kanë paraqitur fotografitë e sulmeve të dhunshme nga ekstremistët islamikë.

Dy rrugë më larg, një turmë tjetër kërkonte tolerancë dhe liri të religjionit.

Policia kishte vendosur barriera dhe kishte marrë masa parandaluese të sigurisë.

Nuk është raportuar për incidente.
XS
SM
MD
LG