Ndërlidhjet

Kil: Xehetarët të gjallë pas 17 ditësh nën tokë


Të 33 xhetarët në Kil, që ishin bllokuar thellë në tokë, kanë dërguar sinjal se ende janë gjallë.

Ekipet e shpëtimit kishin dërguar një sondë në thellësi afro 700 metra, në minierën e rrënuar të arit dhe të bakrit, e cila ishte kthyer prapa me një letër të shkruar me dorë, se të 33 xehetarët janë gjallë dhe se ndodhen së bashku në strehim emergjent.

Ekipet e shpëtimit thonë se ndoshta ata duhet të mbesin nën tokë edhe katër muaj, aq kohë sa mendohet se është e nevojshme për shpim të tunelit, nëpër të cilin ata do të nxirreshin në sipërfaqe.

Ka plane për dërgimin e ujit, ushqimit, oksigjenit dhe gjërave të tjera të nevojshme te këta xehetarë, të bllokuar 450 metra nën dhe, në minierën San Esteban, afër qytetit Copiapo.

Shembja e dheut ndodhi më 5 të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG