Ndërlidhjet

logo-print

Taxhikistan: 25 vetë ikën nga burgu, u vranë pesë gardianë


Autoritetet në Taxhikistan thonë se 25 miliantë islamikë, të dënuar me burgim të gjatë, kanë ikur nga burgu, duke vrarë së paku pesë gardianë.

Ata ikën gjatë natës nga një burg në kryqytetin Dushanbe.

Zyrtarët thonë se personat e ikur nga burgu ishin në mesin e 50 vetëve të dënuar për grusht shtet, në kohëzgjatje prej 10 e deri në 30 vjet.

Thuhet se në mesin e të burgosurve të ikur ishin disa rusë dhe afganë.

Të gjitha ata ishin anëtarë të grupit të armatosur, që ishte arrestuar nga forcat e sigurisë së Taxhikistanit, gjatë verës së kaluar, në pjesën lindore të këtij vendi.
XS
SM
MD
LG