Ndërlidhjet

Moskë: Protestë përkundër pranisë së gjerë të policisë


Afro 2 mijë demonstrues janë tubuar dje në Sheshin Pushkin në Moskë, përkundër pranisë së gjerë të forcave policore.

Ata po protestonin kundër ndërtimit të autostradës nëpër një mal të mbrojtur në lagjen Khimki.

Policia kishte arrestuar aktivistin e njohur për të drejtat e njeriut, Lev Ponomaryov, kur ai ishte paraqitur në shesh. Ai ishte akuzuar për organizimin e një tubimi tjetër, më herët gjatë ditës, me ç’rast afro 100 veprimtarë opozitarë ishin përpjekur të marshojnë nëpër Moskë duke bartur një flamur gjigant rus.

Policia i kishte burgosur edhe 20 pjesëmarrës të tjerë, përfshirë edhe liderin opozitar, Boris Nemcov. Ai është liruar sot nga arresti.

Demonstruesit po e shënonin Ditën e Flamurit.

Flamuri tringjyrësh ishte pranuar para 20 vitesh nga Rusia demokratike, pas shkatërrimit sovjetik.
XS
SM
MD
LG