Ndërlidhjet

Iran: Filloi prodhimi i anijeve për lansimin e raketave


Mediat iraniane sot raportojnë se Irani ka filluar prodhimin e dy anijeve sulmuese, që mund të bartin raketa.

Zyrtarët thonë se anijet do të përdoren për patrullim dhe për operacione sulmuese.

Këto raporte u bënë një ditë pasi presidenti Mahmud Ahmadinexhad, tha se Irani po e prodhonte aeroplanin bombardues pa ekipuazh, i cili, siç theksoi ai, do të jetë në gjendje të sillte “vdekjen” e armiqëve të Iranit.
XS
SM
MD
LG