Ndërlidhjet

Minsku kërkon alternativë ndaj Moskës



Ministri i jashtëm i Bjellorusisë tha se Minsku ishte “seriozisht i interesuar” për gjetjen e rrugëve që do të mundësonin dëergimin e naftës nga Venezuela, duke e mënjanuar Rusinë.

Komentet e shefit të diplomacisë së Minskut u bënë gjatë vizitës që ai po i bën Rigës, kryeqytetit të Letonisë. Sergei Martinov tha se Bjellorusia po e shikonte mundësinë e kalimit të naftës venezueliane përmes vendeve balltike.

Bjellorusia dhe Rusia kanë mosmarrëveshje të vazhdueshme lidhur me transportin e naftës.
XS
SM
MD
LG