Ndërlidhjet

KFOR: Veriu i Kosovës, sfida më e madhe



Komandanti në largim i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler, ka deklaruar se veriu i Kosovës edhe më tej mbetet "sfida më e madhe"

Bentler ka thënë se situata në Kosovë është kryesisht e qetë, por në veri nuk është stabile në masën sa do të dëshironte KFOR-i.

"Mendoj se kjo është sfida kryesore dhe më e madhe që ka mbetur, prandaj janë të arsyeshme përpjekjet dhe përqëndrimi ynë në veri. Mundësia për trazira atje është më e madhe, dhe ne gjithmonë kemi premtuar se jemi këtu për të siguruar ambient të qetë për të gjithë qytetarët dhe bashkësitë në Kosovë", ka thënë Bentler.
XS
SM
MD
LG