Ndërlidhjet

LDK: Për dhe kundër koalicionit me PDK-në


Fotografi e Isa Mustafës gjatë fushatës

Fotografi e Isa Mustafës gjatë fushatës

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, njëherësh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, kërkoi sërish prishjen e koalicionit PDK-LDK. Ai tha se për Kosovën është humbje kohe çdo minutë e vazhdimit të punës së këtij koalicioni. Ndërkohë, zëvendëskryeministri Ramë Manaj, po ashtu nga LDK-ja, tha se këto janë pikëpamje personale të Isa Mustafës dhe se koalicioni do të vazhdojë deri në fund të mandatit.


Koalicioni qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i sjell asnjë të mirë Kosovës, deklaroi kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, njëherësh, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mustafa, i njohur me qëndrimet e tij kundër vazhdimit të koalicionit PDK-LDK, përsëriti sot se LDK-ja dhe Kosova, sipas tij, po dëmtohen shumë nga vazhdimi i këtij koalicioni.

Ai tha se vazhdimi i këtij koalicioni është një humbje kohe.
dërprerja e këtij koalicioni dhe marrja e përgjegjësisë për qeverisje duhet të bëhet çdo minutë dhe çdo ditë.


“Ndërprerja e këtij koalicioni dhe marrja e përgjegjësisë për qeverisje duhet të bëhet çdo minutë dhe çdo ditë. Është çështje mandej e politikës dhe partive që janë në koalicion se çfarë do të bëjnë, mirëpo unë mendoj se ato duhet ta kenë përgjegjësinë edhe për këtë”,
tha Mustafa.

Kërkesave të përsëritura të Isa Mustafës për prishjen e koalicionit PDK-LDK u është përgjigjur zëvendëskryeministri Ramë Manaj, njëherësh sekretar i përgjithshëm i LDK-së.

Ai tha se Isa Mustafa po prezanton pikëpamjet e tij personale, pasi që ky koalicion, sipas Manajt, do të vazhdojë deri në fund të mandatit.

“Është një mendim individual; ai ka plotësisht të drejtë ta thotë. Mustafa ka autoritetin e tij prej kryetarit të komunës, prej anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm, por është shtruar kjo çështje edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm dhe natyrisht nuk ka pasur përgjigje tjetër”.

“Koalicioni vazhdon dhe ai vazhdon të funksionojë dhe, sipas përshtypjes sime, mendoj se do të vazhdojë deri në fund të këtij mandati”
, u shpreh Manaj.

Përderisa Isa Mustafa e quan të dëmshëm koalicionin e tashëm ndërmjet dy partive më të mëdha në Kosovë, Manaj tha se dihen edhe arsyet që i lidhën këto dy subjekte në një koalicion qeverisës, të cilat kryesisht ndërlidhen me fazën e shpalljes së pavarësisë dhe qeverisjes së vendit menjëherë pas këtij vendimi.
Ky koalicion është formuar për qëllime madhore. Ne do të donim të ishim të përkryer, por asnjë koalicion dhe asnjë veprimtari në stadet e tashme të zhvillimit të një shoqërie nuk mund të jetë në piedestal të suksesit...

“Sa e sa herë është thënë deri tash se nuk ka qëndrim të organeve vendimmarrëse për të vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e koalicionit. Ky koalicion është formuar për qëllime madhore”.


“Ne do të donim të ishim të përkryer, por asnjë koalicion dhe asnjë veprimtari në stadet e tashme të zhvillimit të një shoqërie nuk mund të jetë në piedestal të suksesit dhe efekteve”
, theksoi Manaj

Koalicioni PDK-LDK në disa raste është luhatur, por ai ka vazhduar qoftë edhe përmes ndërhyrjeve, siç ishte rikonfigurimi i tij.


Me gjithë pakënaqësitë që kohë pas kohe shfaqen, si në LDK, apo edhe në disa raste në PDK, ky koalicion megjithatë ka arritur të ruajë shumicën në Parlament, çka edhe i garanton tash për tash vazhdimin e punës deri në zgjedhjet e përgjithshme që parashihet të mbahen në vjeshtën e vitit të ardhshëm.
  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

XS
SM
MD
LG