Ndërlidhjet

Filipine: Shtatë turistë të vrarë në dramën e pengjeve



Së paku shtatë turistë janë vrarë në dramën e pengjeve në Filipine. Pengmarrësi, një ish polic 55 vjeçar është vrarë gjatë operacionit të policisë për të marrë nën kontroll autobusin.

Viktimat raportohen të jenë turistë kinezë. Policia ndërhyri kur u dëgjuan të shtëna brenda në autobus. Në orët e mëngjesit pengmarrësi morri autobusin me 25 pasagjerë në të. Gjatë ditës ai liroi nëntë pengje dhe kishte premtuar t'i lironte dhe të tjerët nëse e kthenin në punë.
XS
SM
MD
LG