Ndërlidhjet

Policia e Kosovës ruan Manastirin e Graçanicës



Policia e Kosovës morri sot në dorëzim mbrojtjen e manastirit të Graçanicës, njofton KFOR-i.

“Kalimi i përgjegjësive për Graçanicën tek Policia e Kosovës është hap i rëndësishëm në procesin e forcimit të përgjegjësive të institucioneve të sigurisë në Kosovë. Tashmë ata do të mbikqyrin një nga qendrat më të rëndësishme kulturore e fetare në Kosovë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

“Ky hap tregon përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe besimin që KFOR-i ka në kapacitetet e Policisë së Kosovës për të kryer detyra të rëndësishme”.
XS
SM
MD
LG