Ndërlidhjet

Spanja i dorëzon Bosnjës “Mostrën e Gërbavicës”



Spanja është gati t’ia dorëzojë Veselin Vllahoviçin autoritetetve në Bosnjë. Vllahoviç, qytetar serb, akuzohet për krime lufte. Ai u arrestua në Spanjë në muajin mars, por për shkak të pengesave ligjore ekstradimi i tij në Bosnje ishte bllokuar.

Spanja vendosi dërgimin e Vllahoviçit në Bosnjë megjithë kërkesat për ekstradim edhe nga Serbia e Mali i Zi.

Vllahoviç njihet si “Mostra e Gërbavicës” dhe akuzohet për vrasjen e mbi 100 personave gjatë luftës në Bosnjë.

Ai ishte pjesë e grupit paraushtarak serb “Shqiponjat e Bardha” që kontrollonin disa pjesë të Sarajevës gjatë kohës së luftës, përfshi dhe zonën e Gërbavicës. Kjo e fundit gjendet në rrethinat e kryeqytetit të Bosnjës.
XS
SM
MD
LG