Ndërlidhjet

Karter udhëton në Korenë Veriore



Raportet thonë se ish presidenti i SHBA, Xhimi Karter planifikon të udhëtojë në Korenë e Veriut në përpjekje për të negociuar lirimin e një shtetasi amerikan, i cili është dënuar me burg nga regjimi verikorean.

Revista amerikane “Foreign Policy”, e cila raportoi për udhëtimin, shkruan se 85 vjeçari Karter do të niset brenda disa ditëve.

Karter mund të shkojë të sigurojë lirimin e Aixhalon Mahli Gomez, i cili u dënua me tetë vjet punë të rëndë në muajin prill, për shkak se kishte hyrë ilegalisht në Korenë e Veriut.
XS
SM
MD
LG