Ndërlidhjet

Filipine: Hetime të thella për gjakderdhjen e turistëve



Presidenti i Filipineve Beninjo Akuino është zotuar se autoritetet do të zhvillojnë hetime të thella lidhur me vdekjen e tetë turistëve nga Hong Kongu që pësuan gjatë dramës së pengjve, të kryer nga një ish polic në Manila.

Akuino tha se ai nuk mund të ndjehet i kënaqur me mënyrën se si u menaxhua incidenti sepse vdiqën njerëz.

Kina e ka dënuar gjakderdhjen, ndërsa ambasada kineze në Manila e cilësoi si “mizori”.

Forcat e sigurisë në Filipine janë kritikuar për ngathtësi lidhur me incidentin.
XS
SM
MD
LG