Ndërlidhjet

Kairo: 5 të arrestuar për vjedhjen e pikturës së Van Gog



Në Egjipt, një zyrtar i Ministrisë së Kulturës dhe katër zyrtarë tjerë janë arrestuar në lidhje me hetimet për vjedhjen e një pikture të Vinsent Van Gog nga muzeu i Kairos, e cila vlerësohet në dhjetra milionë dollarë.

Raportohet se prokurori i përgjithshëm ka urdhëruar ndalimin e Mohsen Shalan, kreun e departamentit të arteve, i cili bashkë me të tjerët akuzohen për neglizhencë.

Piktura, e njohur si “Lulet e opiumit” dhe “Vazoja me lule” raportohet se është nxjerrë të shtunën nga muzeu “Mahmud Halil” në Kairo.
Piktura vlerësohet në rreth 50 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG