Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Vriten 5 ushtarë të Perëndimit



Pesë ushtarë të Perëndimit, dy amerikanë, dy marinca francezë dhe një grua hungareze, e kanë humbur jetën në vargun e sulmeve të militantëve në Afganistan.

Ministria e Mbrojtjes në Paris tha se dy francezët u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një përleshje të armatosur në provincën lindore Kapisa.

Ushtarja hungareze u vra kur autokolona u sulmua në provincën verilindore Bahlan, me ç’rast u plagosën edhe tre ushtarë hungarezë.

Njëri nga ushtarët amerikanë është vrarë nga një sulm me bombë në Afganistanin jugor.
XS
SM
MD
LG