Ndërlidhjet

Al Kaida i liron punonjësit humanitarë spanjolë



Dy punonjësit humanitarë spanjolë u kthyen në shtëpi pasi u liruan nga dega e Al Kaidës në Afrikën Veriore, pas nëntë muaj sa qëndruan në shkretëtirën e Saharasë.

Qeveria spanjole mohoi t’i komentojë raportet se janë paguar miliona dollarë shpërblesë për lirimin e Albert Vilalta, 35 vjeç, dhe Rok Paskal, 50 vjeç.

Ata u kthyen në Barcelonë pasi më herët u liruan në Mali nga Al Kaida në Magrebin Islamik.

Punonjësit humanitarë u rrëmbyen nëntorin e kaluar.
XS
SM
MD
LG