Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Rimëkëmbja do zgjasë të paktën tre vjet



Presidenti Asif Ali Zardari tha se do të duhen tre vjet apo më shumë që Pakistani të rimëkëmbet nga vërshimet katastrofike që lanë miliona të pastrehë.

Zardari poashtu tha se Pakistani duhet të jetë syçelë që t’i parandalojë militantët të mos e eksploatojnë krizën për të rekrutuar ithtarë të rinj apo për të shtuar sulmet.

Ndërkohë në Uashington, Masud Ahmed, drejtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore, tha se liderët e Pakistanit do të përballen me zgjedhje të vështira kur të vendosin se ku t’i destinojnë resurset e pakta për rindërtimin pas përmbytjeve.

Ahmed tha se vërshimet do të kenë ndikim të gjatë në ekonominë e Pakistanit.
XS
SM
MD
LG